Skuadra e Partizanit po përjeton një moment të keq në Superiore, vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit, e radhës ishte sot kundër Vllaznisë me shifrat 0 – 1. Trajneri i “Demave të Kuq” Oltijon Kërnaja, foli për mediat pas disfatës:
“Duhet të fusnim topin në rrjet, nuk duhet të bënim asgjë më shumë. Kishim përgatitur tjetër gjë, por dy lojtarët kryesor ishin me temperature dhe më pas ndryshuan shumë gjëra.
Skuka ka qenë me temperatur, nuk përballonte dot më shumë se 20 minuta. Toma dhe Diego janë me tipare të njëjtë, kështu që nuk mund të luanim më të dy nga minuta e parë. Ekipi shkoi mirë, rrjedhshëm, ama fatkeqësisht nuk shënuam. Mos të harrojmë, nuk po stabilizojmë dot mbrojtjen. Preka po vuan nga dëmtimet, Marku apo Atanskoski po ashtu.
Katërshja e mbrojtjes nuk ka luajtur bashkë më parë, po ashtu edhe numrta ‘6’ si Kote dhe IsmaIli. Prandaj mund të them se kemi çaluar disi në mbrojtje. Bëmë manovra në pjesë e parë me Martinez. Cilësia e pasit final ndikoi.
Mos të harrojmë rastin me Human, porta bosh. Sidibe dje ka ardhur. Skuka nuk ishin në gjendjen më të mirë. Më mbetet të punojmë sa më shumë. Shpresojë të mos kemi më viruse.
Ne kishim përgatitur të merrnim gjerësin me 3 lojtarët tanë me 3 kundërshtarët e tyre. Zonën e Gurishtës dhe Gjinit duhet ta merrte Human, por nuk ndodhi. U përpoqëm edhe me bllokun e mesëm, por edhe këtu nuk dha rezultatin e dëshiruar.
Vllaznia është ekipi më në formë i Superiore. Humbja 0 – 1 nuk është fundi i botës. Klubi është i shëndetshëm me kontigjent, por dëmtimet e numrave ‘8’ ka ndikuar për keq.
Nuk kemi përse justifikohemi. Partizani ka një numër të lartë lojtarësh, thjesht ka qenë rastësi që janë dëmtuar lojtarë me tipare të njëjtë aftësish”.
