Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

5 gola të pësuar dhe 3 ndeshje radhazi pa fitore, trajneri Tetova “skanon” barazimin me Bylisin: Kam shumë rezerva për mbrojtjen, situata aktuale më shqetëson

Shkruar nga NEWSPORT
5 gola të pësuar dhe 3 ndeshje radhazi pa fitore, trajneri Tetova
Edlir Tetova

Egnatia nuk ia doli të marrë 3 pikët në transfertën e vështirë kundër Bylisit, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të në Superiore. Trajneri Edlir Tteova foli pas këtij dueli për mediat, ndërsa numri i sfidave pa fitore radhazi ka shkaur në 3 te kampionët:

“Normalisht që Bylis është transfertë e vështirë, pavarësisht kushteve të motit. Kam shumë rezerva për lojtarët e mij në prapavijë. Kemi dominuar lojën por jo efektiv para portës.

Situata aktuale më shqetëson shumë. Duhet të shikojmë përpara. Mbrojtja ishte e modifikuar. Kemi mungesa. Mund ta fitonim ndeshjen, por edhe mund ta humbnim. Ishim më afër fitores, por nuk mundëm ta shtynim topin në rrjetë. Nuk kam pasur probleme nga lojtarët e stolit, jam i kënaqur, qoftë edhe për pak minuta në fushë.

Nuk ka nevojë për alarm, fusha nuk ishte në nivelin e duhur. Mendojë që e punuam mirë strategjinë tonë, por duhet të ishte më e shpejtë manovra jonë. Kërkojë më shumë besim nga lojtarët e mij.

Nuk më shqetëson që nuk kemi fituar 3 ndeshje radhazi. Shqetësimi i vetëm është që kemi 5 ndeshje që nuk luajtëm me mbrojtje fikse. Do stabilzojmë gjërat në vazhdim”.    

Poll

Lexo gjithashtu