Karton i kuq dhe karton i verdhe
Vllaznia – Partizani është supersfida e ditës së sotme e cila do të luhet në “Loro Boriçi”. Përballje kjo e vlefshme për javën e 21-të të Superiores dhe që do të startojë në orën 16:30.
Pikërisht për këtë takim janë mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. Kështu kryesorë do të jetë Erjon Bylykbashi, ndërsa do të ndihmohet nga Rejdi Zajimi dhe Mariglen Llukmani. Arbitër i 4-të do të jetë Erjon Bastari, teksa VAR-i është në duart e Adrian Beqiraj dhe në AVAR është Dorjan Maletaj.
ARBITRAT:
Arbitër kryesor: Erjon Bylykbashi
Asistent 1: Rejdi Zajimi
Asistent 2: Mariglen Llukmani
Arbitër i 4: Erjon Bastari
Var: Adrian Beqiraj
Avar: Dorjan Maletaj
Poll
