Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia i tregon “vendin” Partizanit dhe “fluturon” në krye, zv/trajneri Borshi ka kritika: Duhet të jemi më racional

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia i tregon “vendin” Partizanit dhe “fluturon”
Ergi Borshi

Vllaznia u përball me Partizanin në një duel, i cili u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të shkodranëve. Ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për javën e 21-të të Abissnet Superiore. Ndërsa pas triumfit është prononcuar për mediat edhe zv.trajneri i skuadrës, Ergi Borshi :

"Dua ta nis me një ngushëllim për familjen e të ndjerit futbollistit të Tiranës, për vajzën e cila humbi jetën dhe dua ti uroj doktorit tonë legjendar edhe 100 vite. Ajo që na gëzon neve si staf është 3 ndeshje që skemi marrë gol dhe 1 në Kupë, kjo besoj është një pikë shumë e rëndësishme pë ekipin ne kemi pritur pak, 1 javë pasi kishim ndeshjet e Europës dhe ishim në fushë shumë shpejt është shpenzim energjie dhe në fizikisht e psikologjikisht.

Ai oshilacion ishte i pritshëm mund të kishte shkuar më mirë më keq, por as ekipet e tjera nuk u shkëputen shumë shhpejt, mendoj se kemi bërë shumë mirë.

Është e vërtët ajo që duhet të kemi më shumë dendësi zbritja e Muratajt që vinte për të ndihmuar mesfushorët dihet që do ndihmonte, Bala është i deklaruar që di të shkojë në shtyllën e parë, mund ta mbyllnim më shpejt por është çështje edhe besimi tek lojtarët. Nëse nuk e ndiejnë veten të gatshëm nuk munden.

Do të mundohemi ta korrigjojmë pasi kemi pasur shume raste, e krose dhe kishim vetëm Balajn në zonë.

Ne me një bllok të ulët jo domosdoshmërisht është taktikë por dëshira për fitore ta imponon dhe kundërshtari pasi ska ça humb, ndoshta u kënaqëm pak me ndeshjen e Dinamos me bllok të mesëm. Ka shumë ndeshje përpara dhe besoj se të gjithë lojtarët ndihen mirë dhe janë në formë. Do t'i marrim të gjitha ndeshjet 1 nga 1.

Është evidente, pas ndeshjes po diskutoja se kemi humbur shumë pasa të thjeshtë 2 - 3 apo 4 metra po kjo çon në tranzicion negativ, kjo është një shpenzim energjie, duhet të jemi më racional se ndjeshjet janë të ngjeshura, Eshtë një pikë që do të duhet të punojmë pasi ndeshjet janë në vijim", ka përfunduar zv.trajneri, Borshi.

 

Poll

Lexo gjithashtu