Arli Përgjoni
Mesfushori i Bylisit Arli Përgjoni, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” kundër Egnatias, e vlefshme për javën e 21-të në Superiore. Për Përgjonin, finalizimi i sotëm ishte i pari për këtë sezon me ballshiotët:
“Sot kërkohej një reagim nga ekipi ynë dhe kështu ndodhi. Goli i Egnatias në fundin e pjesës së parë ndikoi. Më pas, duhet të kishim menaxhuar avantazhin, pasi përmbysëm rezultatin.
Ndaj Flamurtarit isha i dëmtuar, prandaj luajta pak. Kundër Egnatias në minutat e fundit bëmë disa gabime dhe pësuam golin e barazimit. Zëvendësimi i Sulovarit ndikoi edhe nga kartoni i verdhë. Pas humbjes me Flamurtarin, ne si lojtarë kërkuam reflektim”.
Poll
