
Serxho Vogli
Serxho Vogli është futbollisti më i ri i ekipit të Tiranës. Mesfushori 17-vjeçar, i cili ishte pjesë e ekipit U19, tashmë do të bashkohet me skuadrën A duke nisur që ditën e sotme.
Vogli e ka nisur karrierën e tij te Akademia, teksa në vitin 2024 është bashkuar me Tiranën. Ai ka luajtur për Tiranën U17 dhe atë U19, ndërsa tani hedh hapin e madh tek skuadra e parë.
Njoftimi i klubit të Tiranës:
Një tjetër talent nga familja bardheblu ngjitet në ekipin e parë!
Serxho Vogli, produkt i Akademisë së Futbollit Tirana dhe futbollist i ekipeve kombëtare të moshave, do të jetë pjesë e Tiranës së madhe.
Poll