Egnatia
Para disa minutash, klubi i Egnatias ka bërë një postim në rrjetet sociale. Në të shkruhet “Baka” dhe numri “9”, sikurse viti “2028”-të.
Edhe pse është në trajtë misterioze, e lehtë për t’u “deshifruar”, fjala është për sulmuesin Soumaila Bakayoko.
Ai mban numrin “9” te kampoionët e Superiores dhe konsiderohet lider në majë të sulmit, ashtu siç e tregoi edhe në Final Four, 2 gola dhe 1 asist në 3 ndeshje, përcaktues.
Në verën e vitit 2024, 24-vjeçari u transferua te rrogozhinasit nga Neuchatel Xamax i Zvicrës.
Poll
