Edison Ndreca është një nga largimet më të papritura të kësaj merkatoje. Mbrojtësi i majtë ka vendosur që të mbyllë aventurën me Egnatian, për të nisur një të re në Kazakistan me Yelimay.
Ndërkohë që para pak orësh, është vetë 31-vjeçari, i cili ka reaguar në rrjetet sociale, duke falënderuar klubin në të cilin dha kontribut nga vera e vitit 2023. Kujtojmë se Ndreca ka fituar dy tituj kampionë me rrogozhinasit.
REAGIMI:
Faleminderim Egnatia! Dua të falënderoj nga zemra gjithë ekipin e Egnatias – presidentin ,drejtuesit, stafin teknik, shokët e skuadrës dhe tifozët – për gjithçka që kam përjetuar gjatë kësaj kohe me ju. Ishte një nder dhe krenari të jem pjesë e këtij klubi dhe të kontribuoj për ngjyrat e tij. Largohem me respekt, mirënjohje dhe kujtime shumë të bukura. I uroj Egnatias vetëm suksese në të ardhmen dhe sa më shumë fitore. Faleminderit për gjithçka!
View this post on Instagram
