
Luciano Squadrone
Luciano Squadrone është futbollisti më i ri i Flamurtarit. Pasi mbylli aventurën me Beroe në Bullgari, mbrojtësi 25-vjeçar ka vendosur që të nisë një të re në Superioren tonë.
Argjentinasi e ka nisur karrierën pikërisht në vendlindje me Etudiantes. Ndërkohë që para së të transferohej në Bullgari te Beroe, ai ka luajtur edhe për El Ejino dhe Linares në Spanjë.
Ndërkohë që vlera momentale e 25-vjeçarit në “Transfermarkt”, është plot 600 mijë euro. Flamurtari vazhdon që të “çmendë” merkaton e Superiores me afrimet që po bën.
Poll