
Erisildo Smaçi është lojtari më i ri i Bnei Yehuda Tel Aviv. Mesfushori lezhjan vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Dinamon, për të nisur një të re larg Superiores, pra në Izrael.
Smaçit i përfundoi kontrata me dinamovitët, me palët që vendosën që të mos vazhdonin më bashkëpunimin. Në këto kushte, 25 vjeçari shkon te ekipi i ri si lojtar i lirë. Ndërkohë, Smaçi ka firmosur një kontratë 1 vjeçare.
Bnei Yehuda Tel Aviv është ekipi që u shpall kampion në Ligën e Dytë të Izraelit. Nga sezoni i ardhshëm Smaçi dhe ekipi i tij do të jenë pjesë e elitës së futbollit në Izrael.
Kujtojmë që në sezonin e fundit me Dinamon, Smaçi ka luajtur në 28 ndeshje me Superiores dhe Kupës. Në një total prej 1653 minutash, mesfushori ia ka dalë që të asistojë në 1 gol.
View this post on Instagram