
Vllaznia - Egnatia
Në prag të duelit mes Vllaznisë dhe Egnatias, e planifikuar të mbahet pas pak minutash në “Loro Boriçi” është përcaktuar edhe arbitri kryesore, sikurse edhe pjesa tjetër e asistentëve.
Në rolin e “protagonistit” do të jetë Dorjan Maletaj, për të vijuar me dy asistentët, Marjus Qose dhe Gerald Cenolli. Ndërsa në pozitën e arbitrit të 4-të rreshtohet Laver Alla.
Në “VAR” do të jenë Eldorjan Hamiti dhe Orlando Kuka. Pritet që në këtë duel të ketë rivalitet të fortë. Jo më kot, Vllaznia dhe Egnatia i shkuan deri në fund edicionit të kaluar “Final 4”, ku fitues u shpallën rrogozhonasit.
Poll