Vora do të zbresë në fushën e lojës në orën 16:00 për sfidën e rëndësishme me Vllazninë, e vlefshme për javën e 32-të të Abissnet Superiore. Një ndeshje që mund të përcaktojë shumë për fatet e vendasve që luftojnë për të qëndruar në elitë, teksa Vllaznia do kërkojë me ngulm vazhdimësinë.
Në të njëjtin orar në Rrogozhinë zbresin dhe Egnatia me Flamurtarin. Rrogozhinasit duan të kthehen te fitorja pas humbjes me Tiranën dhe do shfrytëzojnë në maksimum formën jo të mirë të kundërshtarit që është vetëm një hap larg rënies matematikore.
Lidhur me këtë duel, Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar dhe trupën e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këto dy përballje.
Kryesor në stadiumin e Vorës do të jetë Erjon Bastari, i ndihmuar nga asistentët e tij Xhuljo Mani dhe Enea Gjoni, ndërsa arbitër i katërt është përcaktuar Xhulian Bacaj. Në dhomën e sistemit VAR do të jenë Enea Jorgji së bashku me ndihmësin në aVAR Daniel Vrapi.
Në krahun tjetër, kryesor në Rrogozhinë është caktuar Laver Alla, që do të ndihmohet nga asistentët e tij Devis Korreshi dhe Dionis Mile, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Olti Çela. Sistemi VAR pritet të mbulohet nga Olsion Yzeiraj dhe në aVAR Egli Spahiu.
Vora - Vllaznia
Arbitër kryesor: Erjon Bastari
Asistent i parë: Xhuljo Mani
Asistent i dytë: Enea Gjoni
Arbitër i katërt: Xhulian Bacaj
VAR: Enea Jorgji
aVAR: Daniel Vrapi
Egnatia - Flamurtari
Arbitër kryesor: Laver Alla
Asistenti i parë: Devis Korreshi
Asistenti i dytë: Dionis Mile
Arbitër i katërt: Olti Çela
VAR: Olsion Yzeiraj
aVAR: Egli Spahiu
