Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia thellon krizën përballë Bylisit, trajneri Martini: E tepruam!

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia thellon krizën përballë Bylisit, trajneri Martini: E
Edi Martini

Trajneri i Vllaznisë Edi Martini ka folur pas barazimit me Bylisin në stadiumin “Loro Boriçi”. Një rezultat që nuk i shkon aspak përshtat ekipit shodranë, të cilët nuk e njohin fitoren në 5 ndeshje radhazi. Pas 16 javësh, kuqeblutë mbajnë vendin e 4-të me 26 pikë, 6 pikë më pak se Elbasani kryesues:

“Normal që prisnim ta fitonim ndeshjen. Një gabim bëmë dhe Bylis shënoi. Kishim raste për të bërë rezultatin 2 – 0. Më pas kaluam në nervozizëm. Rreth minutës së 70 kemi dalë me 4-4-2.

Normalisht donim të dilnim 4-2-4. Në zonë e 25-30 metrave duhet të ishim më të rrezikshëm. E tepruam, mund ta mbyllim ndeshjen. Ishim të paqartë, të pavëmendshëm. Ky është futbolli. Ndeshje që duhej fituar, por nuk mundëm. Koha të jemi më të kthjellët”.   

Poll

Lexo gjithashtu