Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Vllaznia nuk del kampione, ata e ka hundët përpjetë”, gazetarja nuk tregon “mëshirë” as për trajnerin e Dinamos: Ilir Daja arrogant, i shanë lojtarët e tij

Shkruar nga NEWSPORT
“Vllaznia nuk del kampione, ata e ka hundët
Ilir Daja dhe Edi Martini

Gazetarja Mirela Haxhiaj ishte pjesë e panelit në emisionin “Mega Sport” në A2CNN, ndërsa komentet e saj pritet të shkaktojnë mjaft diskutime. Ajo u shpreh e bindur se Vllaznia nuk e fiton Superioren këtë sezon, ndërsa nuk la “mangët” as trajnerin e Dinamos Ilir Dajën:

“Vllaznia gjithmonë ka pasur problem euforinë në momentet kur nuk duhet. Unë nuk jam antipatike kundër Vllaznisë, këtë duhet ta kuptojnë të gjithë.

Unë jam antipatike kundër mendjemadhësisë që kanë disa persona që e drejtojnë ekipin e Vllaznisë. Mua nuk më pëlqen që ata njerez të mburrren aq shumë, apo të çojnë veten aq lart. E vlerësojë Shkodrën si qytet pafund dhe Vllaznisë.

Kampionët qendrojnë kokulur për të marrë medaljen. Shkodranët e kanë hundën përpjetë këtë radhë. Vllaznia nuk e ka bërë këtë gjë akoma. Përsa i takon Ilir Dajës, në analizë taktike, atij nuk ia kalon dot askush në Shqipëri.

Ama në anën njerëzore, ai njeri është arrogant. Në deklarata, një trajner nuk mund të bëjë ashtu siç bën Ilir Daja. Ai flet me futbollistët e tij dhe i shanë në të njëjtën kohë. Daja para dy javësh ishte për t’u larguar”.    

Poll

Lexo gjithashtu