Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia i “trembet” Skënderbeut, e shkuara favorizon korçarët

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia i “trembet” Skënderbeut, e shkuara favorizon
Skenderbeu - Vllaznia

Vllaznia dhe Skënderbeu do të përballen këtë të shtunë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 18:00.

Shkodranët mbajnë vendin e 3-të në tabelën e renditjes me 50 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër Skënderbeu në vendin e fundit vazhdon luftën për mbijetesë.

Megjithatë, edhe pse Vllaznia është e favorizuar nga forma momentale, e shkuara flet për korçarët. Në 52 ndeshjet e fundit mes dy ekipeve, Skënderbeu ka triumfuar plot 26 herë.

Në 20 raste të tjera ka qenë Vllaznia ajo që ka fituar, ndërkohë që 6 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Pra në Shkodër, do të luhet për 3 pikët, por edhe për përmirësimin e statistikave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga