Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vjen ZYRTARIZIMI, kampioni i Egnatias prezantohet te skuadra e re

Shkruar nga NEWSPORT
Vjen ZYRTARIZIMI, kampioni i Egnatias prezantohet te skuadra e re
Edison Ndreca

Edison Ndreca është futbollisti më i ri i Yelimay Semey. Klubi ka zyrtarizuar mëngjesin e ditës së sotme mbrojtësin e krahut të majtë.

Skuadra kazake nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka uruar shqiptarit mirë se ardhjen dhe sa më shumë suksese me fanellën e tyre. Lojtari është vënë menjëherë nën urdhrat e stafit teknik dhe ka nisur përgatitjet me ekipin për sezonin e ri. 

Padiskutim që ky është një hap tjetër në karrierën e mbrojtësit, i cili kështu mbyll aventurën e tij me Egnatian në Superiore. Siç dihet me kampionët aktualë të Superiores ia doli të fitonte 2 tituj kampion, 1 Kupë dhe 1 Superkupë. Ndërkohë ishte pjesë e rrogozhinasve që nga viti 2023.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by «ЕЛІМАЙ» ФК | FC «ELIMAI» (@fc_elimai)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by «ЕЛІМАЙ» ФК | FC «ELIMAI» (@fc_elimai)

 

Poll

Lexo gjithashtu