Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vizitat mjekësore dhe me pas firma me Cagliarin, zbulohen prapaskenat e transferimit të Alen Sherrit

Shkruar nga NEWSPORT
Vizitat mjekësore dhe me pas firma me Cagliarin, zbulohen prapaskenat e
Alen Sherri

Sot është një ditë shumë e rëndësishme dhe mjaft vendimtare për Alen Sherrin. Gardiani i Egnatias do të zhvillojë ditën e sotme vizitat mjekësore te Cagliari dhe pas tyre do të firmos me italianët.

Palët kanë rënë dakort mes tyre për një kontratë 3-vjeçare dhe me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Shqiptari do të jetë portieri i dytë pas Scuffet . Me kalimin e shkodranit në Serie A përfiton Egnatian.

Plot 300 mijë euro do të shkojnë në arkat e rrogozhinasve për këtë transferim. Por jo vetëm kaq, pasi Agim Demrozi ka vendosur të mbajë 10% të kartonit të lojtarit në mënyrë që nëse gardiani në të ardhem shitet nga Cagliari, atëherë rrogozhinasit do të përfitonin sërish.

Shkodrani me Egnatian në sezonin e kaluar luajti në 34 ndeshje, ku ia doli të mbante portën e paprekut në 11 sfida. Me rrogozhinsit ia doli të fitojë titullin dhe Kupën e Shqipërisë dhe nga Rrogozhina largohet si kampion.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga