Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Shpërthen keq në "Arenën e Demave", tifozët e kuq sulmojnë ata të Tiranës, ndërhyn policia

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shpërthen keq në "Arenën e Demave", tifozët
Pamje nga momenti në "Arenën e Demave"

Ditën e sotme do të zhvillohet sfida më e “zjarrtë” në futbollin shqiptar. Partizani dhe Tirana do të përballen për të luajtur derbin e kryeqytetit, sfidë e vlefshme për javën e 24-të të Superiores.

 Por asgjë nuk ka nisur mirë në “Arenën e Demave”. Pas shtyrjes së ndeshjes me 30 minuta, në fushën e stadiumit të Partizanit kanë “zbarkuar” tifozët e këtyre të fundit.

Tifozët e Partizanit kanë “pushtuar” fushën dhe janë nisur drejt tribunës ku ndodheshin përkrahësit bardheblu. Një sherr i dhunshëm ishte në nisje, por në ato momente ndërhyri policia.

Pikërisht ishin “blutë” ato që ftohën gjakrat duke shpërbërë turmën.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga