Arbitri Elodrian Himiti, ka marrë trajtën e “non-grata”-s në Vlorë nga tifozët e Flamurtarit. Në ndeshjen kundër Teutës (1 – 1), pikërisht arbitri në fjalë u kthye në “mollë sherri”, pas vendimit polemizues për penallti.
Stafi dhe e gjithë pankina e Flamurtarit u ngritën në protestë, gati sa nuk “pushtuan” fushën, ndërsa u pretendua për kontakt në minutat e fundit të sfidës.
Barazimi në fjalë, ndikoi edhe në fatet e skuadrës kuqezi, rënia nga Superiorja, pasi sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë. Pas ndeshjes, arbitri Hamiti është shoqëruar nga FNSH-ja, mes kërcënimesh dhe sharjesh nga tifozët vlonjatë.
Poll
