Sulmuesi i Kombëtares Jasir Asani, ka publikuar së fundmi video në platformën sociale “TikTok”, ndërsa mban veshur fanelën e Partizanit në qendrën stërvitore të “Demave të Kuq”, dhe i jep leksion goli sulmuesit Sekou Sidibe.
Të dy ekzekutojnë goditje të lira nga jashtë zonës, ndërsa vetëm Asani gjen goli, duke e lënë të palëvizur portierin. Ky detaj është tregues i qartë se anësori kuqezi ndodhet në formë shumë të mirë si për Kombëtaren, ashtu edhe për Partizanin, nëse lufta vazhdon në Iran.
Asani ditët e fundit u është bashkuar skuadrës së Kërnajës, për shkak të ndërprerjes së kampionatit në Iran nga lufta, ndërsa kartonin e 30-vjeçarit shqiptar e zotëron klubi i Esteghlal FC.
Pikërisht këta të fundit i kanë dhënë leje të stërvitet me kryeqytetasit, deri në rikthimin e stabilitetit në Lindjen e Mesme. Vlen për t’u përmendur se Jasir Asani ka qenë pjesë e 17 herë kampionëve të Shqipërisë në periudhën 2017-2021, duke fituar titullin dhe Superkupën me të kuqtë.
