
Egnatia është fituese e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024. Rrogozhinasit mposhtën në finale Kukësin me rezultatin minimal 0-1. Heroi i jeshilëve ishte Edison Ndreca me golin e tij në pjesën e parë.
Pas ndeshjes foli për mikrofonin e MCN, portieri i Egnatias Alen Sherri. Gardiani i rrogozhinasve i propozoi të fejuar në stadium para tifozëve, ndërsa më pas foli bashkë me partneren.
“Ishte surprizë. Nuk e prisja, po i thoja pse po më lë në mes. Pastaj kur më futën ne mes, kisha shumë emocione”, u shpreh fillimisht partnerja e Sherrit.
Alen Sherri ndërkohë tregoi se e kishte menduar dhe ishte momenti i duhur. “E kisha planifikuar 2 ditë më parë. Nuk e kishte idenë. Po më thoshte pse po rri kështu, sikur do më propozosh për martesë. Kam 2 vite e gjysmë i fejuar. Kisha emocione gjatë lojës për të dyja gjërat. Dhe propozimi ndoshta ka ndikuar pak në lojë. Objektivi tjetër është titulli kampion, i kemi shanset dhe shpresoj. Duhet të marrim mësime. Kishim më shumë presion për rezultatin. Me Vllazninë do të jetë ndeshje tjetër dhe ekipi ynë do të ketë fytyrë tjetër”, u shpreh Sherri.