
Vetëm dy ditë pushime i kanë mjaftuar Vllaznisë. Ekipi është rikthyer në fushë për t’u stërvitur, e duke përfituar nga pushimi i ndeshjeve të kombëtareve, qoftë kualifikueset e Botërorit apo Nations League.
Është vetë klubi i Vllaznisë që ka bërë të ditur se skuadra ka zbritur sot në fushë për t’u stërvitur për ndeshjet e ardhshme. Klubi shkodran thekson se në grup dhe tek stafi teknik ka përqendrim maksimal për kampionatin dhe objektivat.
Postimi i klubit të Vllaznisë:
Pas një periudhe të shkurtër pushimi mëse të nevojshëm, kuqeblutë kanë zbritur sërish sot në fushën e stërvitjes për të nisur kështu përgatitjet për sfidat e ardhshme.
Stafi Teknik dhe futbollistët janë të vendosur për t'i bërë mbylljen e duhur këtij sezoni dhe prandaj kërkohet përqendrim maksimal, tashmë kur ka mbetur edhe pak kohë deri në fund të tij.