Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Valentino Murataj në 'udhëkryq', vjen oferta surprizë për kapitenin e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Valentino Murataj në 'udhëkryq', vjen oferta surprizë
Valentino Murataj

Valentino Murataj është momentalisht i dëmtuar, por ndodhet me ekipin në Gjeorgji. Kujtojmë që Partizani do të luajë ditën e nesërme, përballë Iberia 1999, sfidën e parë të vlefshme për turin e dytë kualifikues të Conference League.

Megjithatë, pavarësisht se është i dëmtuar, kapiteni i Partizanit ka oferta të shumta. Sipas mediave izraelite, Hapoel Tel Aviv është futur seriozisht në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të “Demave”. Ekipi izrealit e shohin 27 vjeçarin si përforcimin kryesor në repartin e mesfushës.

Në këtë situatë, Partizani do të ishte i gatshëm ta linte të lirë kapitenin për të firmosur një kontratë që pritet të jetë fitimprurëse. Edhe pse Murataj ka kontratë me të kuqtë deri në vitin e ardhshëm, pritet që palët të bien dakord për t’i dhënë fund bashkëpunimit.

Kujtojmë që Hapoel Tel Aviv është një nga klubet më të titulluara në Izrael. Megjithatë, sezoni i fundit nuk ka qenë pozitiv, dhe duke nisur nga ai i ri, Hapoel do të luajë në ligën e parë izraelite.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga