
Agim Zeka
Agim Zeka është afrimi më i ri i Partizanit. Anësori u zyrtarizua ditën e djeshme nga klubi dhe tashmë do të nisë kështu aventurën e tij te “Demat”.
25-vjeçari luan në krahun e djathtë të sulmit dhe është pikërisht profili ku Orges Shehi ka kërkuar përforcim. Zeka ka reaguar për herë të parë ditën e sotme, ndëersa shpehet i ngazëllyer për aventurën e re në kryeqytet.
“Pjesë e ekipit kuqezi tani ????. I ngazëllyer që jam këtu. FK Partizani Albania”, ka shkruar lojtari. Ky i fundit ka firmosur me të kuqtë për 2 vite dhe me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër. Kujtojmë se në Superiore 25-vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e Erzenit.
Poll