Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U transportua me ambulancë në spital, KF Laçi bën të ditur gjendjen e trajnerit Francesco Moriero

Shkruar nga NEWSPORT
U transportua me ambulancë në spital, KF Laçi bën të
Oltijon Kërnaja dhe Francesco Moriero me ekipin e Laçit

Në pëballjen e sotme mes Bylisit dhe Laçit pati momente frike në pankinën e ekipit kurbinas. Trajneri i Laçit Francesco Moriero nuk u ndje aspak mirë nga ana shëndetësore dhe u transportua menjëherë në spital me ambulancë.

Për fat të mirë, gjendja e teknikut 55-vjeçar është e stabilizuar, siç bën të ditur dhe klubi kurbinas përmes një mesazhi në faqen e tyre zyrtare.

“-SQARIM-

Në ndeshjen Bylis - Laçi, në përfundim të pjesës së parë, trajneri i ekipit tonë, Francesco Moriero, ka ndjerë një shqetësim muskular dhe për arsye sigurie është transportuar menjëherë në ambientet e spitalit të Fierit për të pasur gjithçka nën kontroll. Gjendja e tij paraqitet shumë e mirë dhe po udhëton drejt Tiranës pasi ka lënë ambientet e spitalit.

Të shkuara MISTER!”, shkruan Laçi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga