Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U rikthye në fushë pas dëmtimit, Gentian Selmani: 9 muaj vuajtje

Shkruar nga NEWSPORT
U rikthye në fushë pas dëmtimit, Gentian Selmani: 9 muaj vuajtje
Gentian Selmani

Gentian Selmani më në fund është rikthyer në fushën e blertë. Gardiani i Tiranës ka mudnur të hedhë prapa-krahëve dëmtimin dhe të jetë sërish protagonist në fushën e lojës.

26-vjeçari luajti ndja Vllazninë në “Air Albaniaa” ndeshjen e parë pas dëmtimit. Sfidë kjo që përfundoi 0-0 dhe krutani ia doli më së miri të mbaj të “kyçur” portën bardheblu.

Plot 9 muaj larg fushës së lojës, me Selmanin që u dëmtua në sfidën që Tirana zhviloi me Besiktas në “Air Albania” më 3 gusht të vitit të kaluar. 5 ditë më pas do të operohej, për të nisur më pas edhe fazën e rikuperimit. Për rikthimin e tij në fushën e blertë ka reaguar vetë portieri, i cili ka theksuar se ishin muajt plot vuajtje.

“Pas 9 muajsh vuajtje, Elhamdulillah rikthehem përsëri në fushë”, ka shkruar Selmani, teksa ka bashkëngjitur edhe disa foto nga dëmtimi, operacioni dhe rikthimi në fushë në duelin kundër Vllaznisë.

U rikthye në fushë pas dëmtimit, Gentian Selmani: 9 muaj vuajtje
Postimi i Gentian Selmanit

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga