Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Tranzicioni në minutat finale na dha fitoren”, Edlir Tetova: Kemi problem në linjen e fundit të sulmit

Shkruar nga NEWSPORT
“Tranzicioni në minutat finale na dha fitoren”, Edlir Tetova:
Edlir Tetova

Trajneri i Egnatias Edlir Tetova ka reaguar për mediat pas fitores në Vlorë kundër Flamurtarit. Ai është shprehur i kënqur për mënyrën se si rrodhi ndeshja, kjo edhe për shkak të terrenit:

“Ishte fitorja që na kënaqi më shumë sot. Kishim një pjesë të parë të mirë. Pjesë e dytë, terreni ishte shumë i vështirë. I dhamë më shumë fushë seç duhet Flamurtarit. Përmes tranzicionit morëm fitoren e rëndësishme.

Problemi ishte i fushës, pasi nuk të jepte mundësi për shpejtësi. Kemi problem në linjen e fundit të sulmit. Duhet të jemi më efektiv. Mendojë se kjo fitore na shërben shumë për mënyren se si erdhi.

Sot Kryeziun nuk e kishim për më shumë mundësi. Megjithatë, morëm masat, dërguam Melon djathatas për 4-3-3. Më vjen keq për mënyren se si morëm golin e vetëm në këtë takim. Mendojë se lojtarët unë i zgjedh nga karakteristikat, për këtë ne punojmë. Afrojmë lojtarë me 2-3 karakteristika”.   

Poll

Lexo gjithashtu