Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana “siguron” humbjen ndaj Egnatias, çfarë po ndodh me kryeqytetasit?!

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana “siguron” humbjen ndaj Egnatias, çfarë po ndodh
Tirana

Fakti që Tirana nuk e ka marrë ende fitoren e parë në Superiore për edicionin 2025-2026 rrit presion te ekipi i Roberto Bordin. Ditën e sotme, bardheblutë udhëtojnë në Rrogozhinë, teksa do të “përplasin brirët” me Egnatian.

Nëse marrim në konsideratë bastet, të besuarit e Edlir Tetovë janë ndjeshëm të favorizuar për të marrë 3 pikët, e përkthyer me koeficientin 1.73, kundrejt 4.50 të Tiranës.

Në këtë “tablo”, barazimi do ishte rezultati më i favorshëm për bardheblutë, 3.20. Aktualisht, kampionët në fuqi të Egnatias kanë 4 pikë pas 3 javësh, ndërsa Tirana e mbyll rendijtjen me 2 pikë.     

Poll

Lexo gjithashtu