Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana "i kall datën" Partizanit me videon e ish-fituesve, bardheblutë thirrje tifozëve para derbit: Mos mungoni!

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana "i kall datën" Partizanit me videon e ish-fituesve,
Tirana

Tirana ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të pritur derbin e kryeqytetit ndaj Partizanin, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të Abissnet Superiore.

Përmes një videoje të postuar në faqen e tyre, bardheblutë besojnë se "e kaluara" mund të jetë një pretekst i konsiderueshëm për të marrë një motivim ekstra për këtë përballje që premton spektakël dhe emocione përgjatë 90 minutave.

Në videon e regjistruar kohë më parë, por e risjellë pikërisht në çastin e duhur për të ndezur shkëndijat e para tek "djemtë" e Orges Shehit, shihen emrat që kanë bërë histori me këtë fanellë si mbrojtësi Gentian Muça, sulmuesi Ernest Muçi si dhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Albi Doka. 

Krahas tyre në segmente të ndryshme shfaqen flamujt e ngjyrave të skuadrës dhe tifozë të shumtë që festojnë së bashku. Me shënimin: "Jetoje, aty ku lu Tirona" dhe me hashtagjet si "mos mungo" dhe "merr biletën tënde", Tirana fton mbështetësit e saj më të zjarrtë për t'i përkrahur ata në një moment jetik siç është qëndrimi në elitë.

Poll

Lexo gjithashtu