Redi Jupi
Redi Jupi në pozitën e analistit te emisioni “Procesi Sportiv” në Top Channel, ka vendosur në “lupë” ndeshjen Flamurtari – Tirana, e cila u konsiderua “finale” për mbijetesën në Superiore, por që u mbyll pa fitues (1 – 1):
“Ndeshja Flamurtari – Tirana, ishte për barazim dhe ashtu përfundoi. Dy skuadra e fundit të tabelës, pra pozita e 10-të dhe e 9-të. Janë me merita atije ku duhet të jenë, pra në vendet e fundit, sepse janë ekipet që kanë treguar më pak këtë sezon”.
Deri në mbyllje të sezonit, janë edhe 6 javë, e përkthyer me 18 pikë në totalë, çka do të thotë se shumëçka mund të ndryshojnë deri në fund.
Poll
