Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Thomas Brdaric surprizon futbollistët, “dhuratë” para duelit me Dinamon

Shkruar nga NEWSPORT
Thomas Brdaric surprizon futbollistët, “dhuratë” para
Vllaznia

Te Vllaznia atmosfera është mjaft pozitive, me shkodranët që vazhdojnë të marrin rezultatet pozitive, teksa e shikojnë vetën vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese. Fitorja me Bylisin sigurisht ka gëzur drejtuesit, me Thomas Brdaric që ka vendosur të shpërblejë ekipin.

Timonieri u ka dhënë lojtarëve 2 ditë pushimi në këtë fillim jave, një mënyrë kjo që futbollistët të rikuperojnë energjitë e shpenzuara deri më tani. Saktësisht kuqeblutë pritet të zbresin sërish në fushën e lojës ditën e nesërme, për të nisur më pas përgatitjet për sfidën me Dinamon.

Duel ky që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:30 në “Elbasan Arena”. Dy ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë për javën e 25-të, ndërsa është edhe një duel direkt mes tyre për vendet e para në tabelën e klasifikimit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga