
Te Tirana kanë marrë një lajm të keq ditët e fundit. Ermal Meta, i cili u dëmtua me Dinamon rrezikon të mbyllë para kohe këtë sezon.
Prej derbit, lojtari nuk është stërvitur me ekipin, ndërsa vazhdin intensivisht terapinë. Talenti i kryeqytetasve madje nuk ishte as në protokollin e sfidës me Laçin, duke konfirmuar kështu edhe dëmtimin që ka marë.
Sipas informacioneve nga klubi bardheblu është thënë se Meta pritet të mungojë gjatë. Sipas diagnozës së dhënë nga mjekët parashikohet që futbollisti të mungojë minimalisht 1 muaj.
Praktikisht mund të ketë mbyllur sezonin, pasi ndeshjet e rregullta në Superiore përfundojnë më 27 prill. Nëse terapia e futbollistit ecën me ritëm të mirë, Meta mund të rikthehet të luajë vetëm sfidën e fundit në kampionat, gjë e cila duket paska e vështirë.
Sigurisht që mungesa e tij do të ndjehet dhe kjo i shkakton akoma më shumë “dhimbje koke” stfit të Tiranës për duelet e mbetura.