Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Te Tirana në “qiellin e shtatë”, rikthimi “BIG” tmerron Teutën

Shkruar nga NEWSPORT
Te Tirana në “qiellin e shtatë”, rikthimi
Redon Xhixha

Tirana prej ditësh vazhdon përgatitjet intensivisht për duelin me Teutën. Takim ky që do të  luhet ditën e sotme në orën 13:30 në “Selman Stërmasi”.

Bardheblutë do të synojnë të hedhin prapa krahëve humbjen në derbi dhe ndaj durrsakëve do të luftojnë “all-in” vetëm për 3 pikët, të cilat janë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesën.

Pikërisht para kësaj sfide Ardian Nuhiu ka marrë lajme të mira. Redon Xhixha rikthehet nga dëmtimi dhe tashmë do të jetë i gatshëm të zbresë në fushë dhe të sulmojë portën e kundërshtarëve.

 Padiskutim që diçka e tillë gëzon pa masë bardheblutë, të cilët tashmë do të kenë një “armë” më shumë jo vetëm për duelin me “Djemtë e Detit” por edhe për pjesën e mbetur të sezonit.

Poll

Lexo gjithashtu