Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Të parafundit në tabelë dhe nuk kanë lëvizur asnjë “gur” në merkato, gazetari Gabaj jep shpresë për ndryshime te Flamurtari

Shkruar nga NEWSPORT
Të parafundit në tabelë dhe nuk kanë lëvizur asnjë
Enriko Gabaj

Po afron gjysma e merkatos së janarit dhe skuadra e Flamurtarit ende nuk ka njoftuar asnjë zyrtarizim si afrim të ri. Megjithatë, gazetari Enriko Gabaj, i ftuar në “Rubrika Sportive”, RTSH, ka krijuar një “panoramë” më të qartë mbi strategjinë e vlonjatëve në këtë “dritare” transferimesh.   

“Lajme ka për afrime te Flamurtari gjatë merkatos së janarit. Siç është dëgjuar, dy lojtar, ekipi vlonjat i ka drejt zyrtarizimit, vijnë nga Superiorja. Bëht fjalë për Melon dhe Alyiev. Deri në mbyllje të kësaj merkatoje, priten te Flamurtari 5-6 afrime”, tha Gabaj.

Kujtojmë se klubi vlonjat momentalisht është pa një drejtor sportiv, pas shkarkimit të Artim Pollozhanit. Flamurtari po punon edhe në këtë aspekt, që të gjejë sa më shpejt një “arkitekt” për merkaton.

Poll

Lexo gjithashtu