Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Të humbësh një ndeshje nuk është problem, por duhen pikët!” Mirel Josa e ka me të tijët: Ia dhuruam golin Tiranës, do të ndikojë për vazhdimësinë

Shkruar nga NEWSPORT
“Të humbësh një ndeshje nuk është problem, por
Mirel Josa

Mirel Josa është shprehur i zhgënjyer për mënyrën e si Bylisi u mposht nga Tirana me rezultatin 1-0. Trajneri i ballshiotëve vuri theksin tek mungesa e përqëndrimit për të finalizuar aksionet dhe më konkretisht dhe fakti që skuadra e tij nuk ishte vëmendshme në rastin e pësimit të golit.

Sipas tij, fakti që të tijët nuk reaguan në kohë për të marrë vendime të shpejta, solli dhe këtë rezultat zhgënjyes.

“Të humbasësh një ndeshje nuk është problem, sepse ndeshja kishte specifika dhe ishim të kontrolluar. Mënyra se si ia dhuruam golin Tiranës nuk më pëlqeu. Unë e kisha parashikuar me lojtarët para ndeshjes që humbja e topit në atë zonë ndikon shumë.

Kjo humbje normal që ndikon, qoftë nga ana psikologjike pasi duhen pikët dhe s’ka llogari. Do vazhdojmë të kërkojmë pikët pasi skuadra e ka moralin dhe mundësitë.

Problemi qëndron tek humbja e topit, por nuk ia hedh fajin lojtarëve. Kur bëhet një gabim do ndëshkohemi. Nuk patëm vendosmëri kur dolëm tek zona e Tiranës. Nuk patëm besim, përveç shtyllës që erdhi si pasojë e aksionit.

Nga skuadra doja mbështetje nga prapa. Në krahun e djathtë shkuam me Kamara dhe në tjetrin me Petron. Zotërim nga Petro dhe shoqërim nga prapa. Nuk doja që të hapeshim kaq shumë. Jam shumë dakord që kur fillon një aksion niset nga prapa. Në raste të veçanta kishim Markun që bën kërkesën e topit nga sulmuesit. Ky është problemi pasi e di që nuk bëhen të gjitha aksionet gola. Dhe kjo erdhi si pasojë e mungesës së gatishmërisë për të marrë vendime të shpejta", deklaroi Josa. 

Poll

Lexo gjithashtu