Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Superiorja "bukë e djathë" për të, Ilir Daja në rolin e "mësuesit" për trajnerët në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
Superiorja "bukë e djathë" për të, Ilir Daja
Ilir Daja

Ilir Daja ishte një nga rikthimet më të bujshme në Superiore. Pas 3 sezoneve të suksesshme me Ballkanin ku arriti të shpallej kampion në secilin prej tyre dhe të kualifikohej 2 herë në grupet e Conference League, Daja vendosi që të rikthehej në elitën e futbollit shqiptar.

Pas një eksperience mjaft pozitive në Europë, 57-vjeçari vjen në Superiore si askush tjetër. Të gjithë trajnerët e tjerë nuk kanë pasur sukseset e Ilir Dajës, gjë që e bën këtë të fundit të jetë një mësues. Jo vetëm për faktin që ka fituar 3 tituj në Kosovë dhe 3 në Shqipëri (Elbasanin, Dinamon dhe Skënderbeun), por është pikërisht Europa dhe mënyra e futbollit që ai luan.

9 trofe në total për trajnerin dinamovit, kanë bërë që ai ta ketë Superioren si “bukë e djathë”, duke mos hedhur poshtë këtu meritat e teknikëve të tjerë. Diçka e tillë u pa edhe në kthesën që Dinamo bëri, edhe pse nuk mori pikët maksimale në 3 sfidat e para me Dajën. Sulmi u ringjall me Itodo Mandelan dhe Baton Zabërgjan, duke bërë që Dinamo të luftojë për atë ç’ka është investuar në të.

Megjithatë, kampionati është tepër i gjatë dhe formula e “Final Four” bën që ekipet të kalojnë nëpër shumë peripeci, apo të kenë ulje-ngritjet e tyre. Por, Ilir Daja mbetet një nga trajnerët më të suksesshëm, i cili në dy kampionatet “shqiptare”, në Kosovë dhe Shqipëri ka treguar që është një “mbret” në botën e trajnimit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga