
Superiorja ditën e djeshme mbylli ndeshjet e javës së 25-të të kampionati, teksa tashmë është zbuluar edhe axhenda e javës së ardhshme. Kështu java e 26-të e Superiores do të luhet e ndarë në 2 ditë.
Saktësisht të premten dhe të shtunën skuadrat do të zbresin në fushë për të bërë llogaritë e kësaj jave. Kështu më 21 shkurt, ditën e premte do të sfidohen mes tyre Dinamo – Laçi në orën 15:00, ndërsa në orën 18:00 do të luhet paralelisht në Tiranë dhe në Shkodër.
Partizani do të presë Bylisin, ndërsa Elbasani udhëton në Shkodër për të sfiduar Vllazninë. Ndërkohë ditën e shtunë do të luhet në aksin Durrës – Korçë.
Skënderbeu do të presë në shtëpi kryesuesit e Egnatias në orën 17:00, ndërkohë interesante do të jetë sfida mes Teutës dhe Tiranës që do të luhet në “Niko Dovana” në po të njëjtën orë.
Java e 26-të:
E premte:
Dinamo – Laçi/ “Elbasan Arena”, ora 15:00
Partizani – Bylisi/ “Arena e Demave”, ora 18:00
Vllaznia – Elbasani/ “Loro Boriçi”, ora 18:00
E shtunë:
Skënderbeu – Egnatia/ “Stadiumi Korçë”, ora 17:00
Teuta – Tirana/ “ Niko Dovana”, ora 17:00