Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Skuqet” Superiorja, “shpëton” vetëm FLAMURTARI (DETAJI)

Shkruar nga NEWSPORT
“Skuqet” Superiorja, “shpëton” vetëm
Flamurtari

Superioja ditën e djeshme ka mbyllur javën e 4-të të saj. Rezultatet surprizuese janë marrë nga ekipet gjatë këtyre javëve, me Elbasanin që vazhdon të kryesojë kampionatin me 10 pikë.

Ndërkohë ekstremi tjetër është Tirana, që pas 4 javësh ka grumbulluar vetëm 2 pikë. Por gjatë këtyre javëve ajo që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve janë kartonët e kuq të marra nga skuadrat.

Në 4 javë të zhvilluara deri më tani, arbitrat kanë nxjerrë nga xhepi plot 12 herë kartonin e kuq, mesatarisht 3 kartonë të kuq në javë.  Ekipet më të ndëshkuara me të kuq janë Egnatia, Dinamo dhe Bylis kanë marrë nga 2 kartonë të kuq.

Me nga 1 karton të kuq janë Elbasani, Vllaznia, Vora, Teuta, Partizani dhe Tirana. Por ajo që ka rënë në sy është Flamurtari. Vlonjatët janë e vetmja skuadër që nuk janë ndëshkuar me të kuq nga arbitrat, duke i “shpëtuar” kështu nga pezullimet e lojtarëve.

Poll

Lexo gjithashtu