
Partizani – Skënderbeu është në nga sfidat e javës së 34-të që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:00. Një duel mjaft delikat dhe i rëndësishëm për të dyja ekipet që kanë detyrim vetëm fitore.
Kjo përballje do të luhet në “Arenën e Demave” dhe Orges Shehi nuk dëshiron hapa fals, pasi kërkojnë vendin e dytë në kampionat, pozicion që aktualisht mbahet nga Vllaznia. Nuk do të jetë aspak një sfidë e lehtë, pasi nga krahu tjetër korçarët duan triumfin për të siguruar një vend në “Final – Four”, pasi aktualisht kanë pikë të njëjta me Dinamon e vendit të 4-të.
Por nëse shikojmë statistikat e këtij sezoni Skënderbeu dominon ndjeshëm ndaj kryeqytetasve. Korçarët ia kanë dalë të fitojnë 2 sfida me shifrat 1-0 dhe të barazojnë në duelin e fazës së dytë 1-1.