Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

SUPERIORE/ Spikasin Egnatia – Dinamo dhe Flamurtari – Partizani, njihuni me AXHENDËN e javës së 7-të

Shkruar nga NEWSPORT
SUPERIORE/ Spikasin Egnatia – Dinamo dhe Flamurtari – Partizani,
Sezoni i ri / Superiore

Kombëtarja ditën e nesërme do të luajë ndeshjen miqësore me Jordaninë dhe pas kësaj sfide e gjithë vëmendja do të kalojë sërish te Superiorja. Për llogaritë e javës së 7-të, skuadrat do të zbresin në fushë në fundjavë.

Saktësisht të shtunën do të luhen 3 ndeshje dhe të dielën janë programuar 2 takimet e tjera. Gjithçka do të ngre siparin dueli Bylis – Vllaznia në “Adush Muça”, ora 1:00.

Ndërkohë në orën 17:00 do të luhen 2 takime paralelisht. Egnatia – Dinamo dhe Tirana – Teuta. nga ana tjetër, të dielën do të zhvillohen sfidat e mbetura. Në “Elbasan Arena” do të përballen Elbasani – Vora dhe në Vlorë do të sfidohen Flamurtari – Partizani, të dyja në orën 17:00.

Një duel direkt mes tyre për mbijetesë, ndërsa të të dyja skuadrat do të debutojnë trajnerët. Te Partizani Oltijon Kërnaja, teksa te Flamurtari do të debutojë Francesco Moriero.

SUPERIORE/ Spikasin Egnatia – Dinamo dhe Flamurtari – Partizani,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu