
Rey Manaj
Rey Manaj ka fituar të gjitha zemrat e tifozëve shqiptarë anë e mbanë. Sulmuesi kuqezi arriti mbrëmjen e djeshme të realizojë një gol me peshë në Leskovc të Serbisë.
Gol i cili përkthehet në fitoren historike të Shqipërisë ndaj serbve në kualifikueset e Botërorit. Në Kosovë janë të dashuruar me Rey Manajn, të cilët e kanë votuar atë dhe si “kryetar” në zgjedhjet komunale.
Në një fotografi të publikuar, dikush në Kosovë ka shtuar një kuti tjetër kandidati, në të cilën ka shkruar emrin e futbollistit shqiptar.

Poll