Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Fanellë speciale para “El Clasico”, Barcelona me “forca shtesë” përballë Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
Fanellë speciale para “El Clasico”, Barcelona me “forca
Barcelona

Barcelona ka konfirmuar bashkëpunimin me këngëtarin britanik Ed Sheeran. Në ndeshjen e madhe ndaj skuadrës së Real Madrid skuadra katalanase do të zbresë në fushë me një fanellë speciale që përmban logon e albumit të tij më të fundit, “Play”.

Ed Sheeran është artisti i radhës që i bashkohet bashkëpunimit mes Spotify dhe klubit spanjoll. Më parë artist të tjerë të njohur si Drake, Rosalia, The Rrolling Stone, Karol G dhe Coldplay kanë qenë prezent tek fanella e katalanasve.

Duket se rezultatet kanë qenë të suksesshme deri sa presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka vendosur ta mbështesë fort këtë bashkëpunim.

Barcelona lidhi kontratën me Spotify në vitin 2022 dhe që atëherë ka pasur një periudhë ngritje në aspektin monetar, duke e cilësuar kompaninë muzikore si një nga sponsorat e saj kryesorë drejt rimëkëmbjes ekonomike.

Poll

Lexo gjithashtu