Oltijon Kërnaja është larguar sot nga drejtimi i Partizanit. Trajneri i njohur tropojan bëri mirë me të kuqtë, por duke mos mjaftuar që martesa të zgjaste më tej.
Mungesa e rezultateve në ndeshjet e fundit solli pasojat e veta. E megjithatë kjo nuk ishte diçka që nuk dihej. Javë më parë, presidenti Gaz Demi ishte i qartë në deklaratën e tij.
"Nëse nuk kapim Europën, jemi të falimentuar. I kam dhënë besim atij djalit (Kërnajës) bashkë me drejtorin sportiv. Nëse nuk jemi në Kupat e Europës, përgjegjësia bie mbi trajnerin dhe drejtorin sportiv që i kam plotësuar gjithçka kanë dashur", ka thënë Demi.
Nje deklaratë që duket se lë të hapur derën edhe për largime të tjera. Ndaj natyrshëm lind pyetja: Kush e ka radhën?!

