Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Shënoi autogolin që u anulua, mbrojtësi i Partizanit REAGON për herë të parë

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi autogolin që u anulua, mbrojtësi i Partizanit REAGON
Ilustrim/ Saliou Sembene dhe momenti i autogolit

Tirana dhe Partizani luajtën mbrëmjen e djeshme një derbi që i kishte të gjitha. Penalltia e pritur nga Qirko në sekondat e fundit dhe autogoli i Saliou Sembene që u anulua, ishin dy momentet kyçe të ndeshjes.

Pikërisht momenti i anulimit të autogolit nga VAR ishte rasti me më shumë polemika. Për herë të parë ka ardhur dhe reagimi i mbrojtësit që shënoi në portën e tij. Saliou Sembene ka publikuar në “InstaStory” një foto të tijën gjatë derbi, duke mos shtuar asnjë fjalë.

Ai shihet në foto duke motivuar ekipin, moment që duket të jetë menjëherë pas vendimit të VAR për anulimin e autogolit. Mbrojtësi nuk ka preferuar të shtojë fjalë dhe ka lënë foton të “flasë”.

Shënoi autogolin që u anulua, mbrojtësi i Partizanit REAGON
Foto e publikuar sot nga Saliou Sembene

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga