
Egnatia arriti të fitojë titullin kampion në Shqipëri duke mposhtur Vllazninë në finale. Në prag të përfundimit të këtij takimi, presidenti i rrogozhinasve, Agim Demrozi doli në prononcim për mediat.
“Egnatia sot mori atë që meritonte sepse ishim komplet fazën e dytë në vendin e parë. Shpresoj të marrim sa më shumë trofe, por kam peng që nuk fituam dot Kupën e Shqipërisë. Egnatia ka qenë gjithmonë realitet për futbollin shqiptar, megjithëse mediat nuk e kanë promovuar shumë.
Derisa të jem unë këtu, Egnatia do të jetë në futbollin shqiptar. Çdo gjë ka ardhur falë punës që kemi bërë deri tani, por do të vazhdojmë edhe me të rinjtë. Por Rrogozhina është qytet i vogël dhe nuk ka shumë të rinj, jemi detyruar të marrim edhe shumë të rinj. Vjet nëse ju kujtohet, jemi eliminuar me penallti në kupat e europës.
Merkatoja? I kemi piketuar, por nuk do të marrim më shumë se 2-3 elementë, sepse ekipin e kemi të kompletuar.”, u shpreh Demrozi.