Fotomontazh/ Edi Martini, Tirana, Partizani
Vllaznia ka fituar në shtëpi përballë Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me shifrat 1-0.
Pas këtij dueli, trajneri shkodran Edi Martini është pyetur nga gazetarët për rivalët e mundshëm për titull. Për çudi, Martini s’ka përmendur as Egnatias e as Dinamon.
Por, “timonieri” shkodran është tallur keqazi, duke u shprehur se rivalë për titullin kampion ka Partizanin dhe Tiranën, që momentalisht, janë respektivisht në vendin e 8-të dhe të fundit.
“Të them të drejtën unë shoh si rivalë kryesorë për titullin, Partizanin dhe Tiranën”, u shpreh trajneri shkodran.
Poll



