Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rikthehet në stërvitje, por sulmuesi kryesor mban “pezull” formacionin e Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehet në stërvitje, por sulmuesi kryesor mban “pezull”
Luis Kacorri

Dinamo pas barazimit me Kukësit ka kthyer vëmendjen te dueli me Erzenin. “Blutë” prej ditësh zhvillojnë përgatitjet për këtë sfidë që do të luhet ditën e dielë në orën 18:00 në “Air AAlbania”.

Ekipi i Dritan Mehmetit do të kërkojë fitoren për të “blinduar” vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit, pozicion që të mban në “Final Four”.  Nuk do të jetë aspak e lehtë përballë shijakasve që javën e kaluar triumfuan ndaj Egnatias kryesuese duke mbajtur gjallë “shpresat” për qëndrimin në Superiore.

Ndërkohë formacioni i “Nëndetëses” mbetet pezull për shkak të Luis Kaçorrit. Sulmuesi i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje, pas dëmtimit që mori me Skënderbeun. Pavarësisht se ka qenë pjesë e grupit ende gjendja e lojtarit nuk është 100% e duhura dhe kjo bën që Mehmeti të jetë i pavendosur sa ii takon 11-tëshes startuese. Mbetet të shihet deri ditën e dielë, nëse ish-lojtari i Bylisit do t’ia dalë të jetë titullarë apo do të duhet të ulet në stol.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga