Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rikthehet dueli Vora – Flamurtari, duelet e të kaluarës nxjerrin “fitues”…

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehet dueli Vora – Flamurtari, duelet e të kaluarës nxjerrin
Vora - Flamurtari nga duelet e sezonit te kaluar

Vora – Flamurtari është një tjetër duel i javës së 4-të të Superiores. takim që është parashikuar të luhet ditën e dielë në stadiumin e Laçit në orën 16:00.

Një duel i cili rikthehet pas disa muajsh, teksa të dyja skuadrat në këtë sezon siguruan ngjitjen në Superiore. Aktualisht në renditje ekipet kanë vetëm 2 pikë diferencë, me Vorën që ndodhet në vendin e 6-të me 4 pikë, ndërsa Flamurtari ndodhet i 8-ti në klasifikim.

Mjaft interesante do të jetë përballja mes tyre, teksa historia e dueleve mes tyre tregon se kuqezinjtë janë dominues. Në 6 duelet e të kaluarës mes tyre, vlonjatët kanë fituar 4, kundrejt 2 triumfeve të Vorës.

Pikërisht këto të fundit në duelin e së dielës do të synojnë fitoren dhe të ndryshojnë rrjedhën e statistikave.

Poll

Lexo gjithashtu