
Erzeni
Ditën e sotme u luajtën 2 ndeshje, të vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Tirana dhe Skënderbeu fituan 0 me 2, respektivisht ndaj Erzenit dhe Kukësit.
Me këtë fitore, Tirana merr provizorisht vendin e katërt. Bardheblutë e ndajnë me pikë të barabarta me Dinamon, që ka 1 ndeshje më shumë për të luajtur.
Kukësi është me një këmbë në Kategorinë e Parë. Ndeshjet nesër mund të zyrtarizojnë gjithçka. Fitorja i vlen për Skënderbeun, ndërsa e mban në garë për “Final 4”.
Renditja provizore e Superiores:
1. Egnatia 57 pikë
2. Vllaznia 51 pikë
3. Partizani 48 pikë
4. Tirana 46 pikë
5. Dinamo 46 pikë
6. Skënderbeu 44 pikë
7. Laçi 38 pikë
8. Teuta 37 pikë
9. Erzeni 31 pikë
10. Kukësi 26 pikë
Poll