Bylis – Tirana është dueli i parë i ditës së sotme që do të luhet në kuadër të javës së 19-të të “Abissnet Superiore”. Përballje kjo që do të startojë në orën 13:30 dhe do të zhvillohet në “Adush Muça”.
Një “luftë” sportive do të jetë mës skuadrave që kërkojnë fitoren dhe 3 pikët e para për këtë vit, për ta nisur me “këmbën e mbarë” 2026. Pikërisht për këtë përballje, skuadrat prej ditësh kanë vazhduar intensivisht përgatitjet, me trajnerët që pas transferimeve të bëra kanë përforcuar ekipet e tyre.
Kështu Mirel Josa nga njëra anë dhe Ardian Nuhiu nga krahu tjetër kanë shuar dilemat e tyre. Të dy timonierët kanë vendosur “pikat mbi i” sa i takon titullarëve dhe kanë publikuar formacionet zyrtare. Kështu Redon Xhixha do të debutojë te bardheblutë në aventurën e tij të dytë në kryeqytet, teksa këtë herë klubi i ka besuar edhe shiritin e kapitenit. Siç duket, sulmuesi do të udhëheqë skuadrën në pjesën e dytë të sezonit, duke shpresuar rikthimin te rezultatet pozitive.
Formacionet zyrtare:
Bylisi: Gurau, Negru, Bruno, Perndreca, Adeduro, Mustapha, Malomo, Ofori, Mouctar, marku, Pergjoni. Trajner: Mirel Josa
Tirana: Tafas, Basilio Ndong, Johan, Marku, Vera, Rafael, Myslovic, Alvarez, Xhixha, Tabekou, Ernest. Trajner: Ardian Nuhiu
